Shqipëria, përgatitjet për turneun e Bosnjes

Futboll

Shqipëria, përgatitjet për turneun e Bosnjes

Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:43
Shqipëria, përgatitjet për turneun e Bosnjes

Stafi teknik i Kombëtares U-15 ka organizuar sot një seleksionim me një grup lojtarësh të vitlindjes 2008. Nën urdhrat e trajneri Armand Damo u paraqitën 24 futbollistë në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Seanca stërvitore ka zgjatur për rreth 90 minuta me futbollistët e rinj, që janë angazhuar kryesisht në teste dhe ushtrime të karakterit taktik, në mënyrë që stafi të shohë aftësitë e tyre.

Një pjesë e tyre kanë qenë më parë pjesë e seleksioneve të ekipeve kombëtare të moshave, ndërsa një pjesë e grupit vinte për herë të parë në këtë seleksionim. Impenjimi i të gjithë lojtarëve kanë qenë maksimal për të treguar vlerat e tyre para stafit teknik.

Trajneri Damo ka mbetur i kënaqur me provën e futbollistëve dhe e sheh këtë seleksionim si një shans të mirë për të parë elemente të reja që mund t’i vlejnë Kombëtares U-15, por edhe për të parë zhvillimin e lojtarëve që kanë qenë vazhdimisht nën monitorim e që kanë perspektivë për të qenë pjesë e rregullt e ekipeve Kombëtare të moshave në të ardhmen.

Ky seleksionim u zhvillua edhe në kuadër të përgatitjeve që stafi teknik i Kombëtares U-15 po zhvillon përpara turneut ndërkombëtar “Josip Katalinski Škija” që do të zhvillohet në Bosnje – Hercegovinë në datat 3-5 maj 2022.

Në këtë turne do të marrin pjesë 4 ekipe, Shqipëria U-15, vendi pritës, Bosnje – Hercegovina U-15 si edhe skuadra më e mirë e Sarajevës U-15 dhe ekipi më i mirë i Beogradit U-15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat