Dortmundi “luan tenis” me “ujqërit”

Futboll

Dortmundi “luan tenis” me “ujqërit”

Më: 16 prill 2022 Në ora: 17:59
Dortmundi “luan tenis” me “ujqërit”

Fitore me goleadë e Borussias së Dortmundit përballë Wolfsburgut në “Signal Iduna Park”.

Verdhezinjtë, të dytët në renditje, shënuan plot gjashtë gola në portën e “ujqërve”, të cilët mundën të realizonin në fundin e sfidës golin e flamurit (6-1). Në fakt, Dortmundi i mbylli llogaritë që në pjesën e parë, duke shënuar plot pesë herë me autorë Rothe, Witsel, Akanji, Can dhe Haaland.

Sapo nisi fraksioni i dytë gjiganti norvegjez realizoi të gjashtin për Dortmundin dhe të dytin personal. Pas këtij goli, verdhezinjtë e ulën ritmin dhe i dhanë mundësinë Wolfsburgut të realizonte golin e nderit me Baku në minutën e 82-të.

Në ndeshjet e tjera, Frieburgu mposhti thellë 3-0 Bochumin, Hertha e Berlinit triumfoi minimalisht në fushën e Agsnurgut, ndërsa Mainz-Stutgart u mbyll pa gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat