CAS ka pezulluar përkohësisht...

Futboll

CAS ka pezulluar përkohësisht...

Më: 13 prill 2022 Në ora: 16:08
CAS ka pezulluar përkohësisht...

Lajm i mirë ka ardhur për Atletico Madrid në prag të ndeshjesh ndaj Manchester City.

CAS ka pezulluar përkohësisht dispozitën e Komisionit të Apelimit të UEFA-s, i cili të hënën kishte urdhëruar mbylljen e pjesshme të stadiumit Wanda Metropolitano (5000 vende tifozësh spanjoll).

Në një deklaratë, Atletico njoftoi: “CAS i është përgjigjur kërkesës sonë dhe pezullon përkohësisht mbylljen e pjesshme të Wanda Metropolitano, prandaj të gjithë anëtarët dhe tifozët me bileta sezoni do të mund të hyjnë në stadium”

Prandaj mbrëmjen e sotme, stadiumi do të jetë i mbushur plotë për ndeshjen ndaj anglezëve të Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat