Pagë vjetore prej 25 milionë eurosh, plus bonuset

Futboll

Pagë vjetore prej 25 milionë eurosh, plus bonuset

Më: 13 prill 2022 Në ora: 14:53
Pagë vjetore prej 25 milionë eurosh, plus bonuset

Erling Haaland duket të jetë qendërsulmuesi që Pep Guardiola e kërkon prej më shumë se një viti për Manchester City i tij. Pasi dështoi verën e kaluar në sulmin ndaj Harry Kane, klubi kampion anglez tani është gati të rekrutojë yllin norvegjez.

Trajneri katalanas synon ta mbyllë transaksionin shumë përpara hapjes dhe mbylljes së merkatos verore. Manchester City duket në avantazh të theksuar në këtë “ankand” në raport me të gjitha skuadrat e tjera të interesuara.

Ka pak për të diskutuar për klauzolën e lirimit: Manchester City do t’i paguajë Borussia Dortmundit 75 milionë eurot e nevojshme për ta liruar atë nga klubi gjerman. Javët e fundit është diskutuar për Haaland në projektin e Guardiolës dhe detajet ekonomike të kontratës, si për komisionet, ashtu dhe mbi të gjitha për pagën.

Kjo e fundit për Haaland do të fillojë nga një bazë prej 25 milionë euro, plus bonuse. Parashikohet një fitim që do të jetë rreth 30 milionë euro në sezon.

SITUATA – Manchester City dhe Real Madrid po luftojnë për të marrë sulmuesin norvegjez. Të dyja klubet i kanë bërë një ofertë të ngjashme lojtarit, i cili do të preferonte të luante në La Liga sesa në Premier League, por ky nuk do të ishte një kusht i pakapërcyeshëm.

Të dyja klubet janë të gatshme t’i paguajnë Borussia Dortmundit 75 milionë eurot, që kap vlera (klauzola) e transferimit, por është diçka e tretë ku gjithçka diferencohet: komisionet. Agjenti i tij Mino Raiola kërkon një premio prej 40 milionë eurosh, ndërsa babai i futbollistit, Alf Inge, 30 milionë.

Në total, 70 milionë neto, sipas ‘Bild’. Real Madridi duhet të përballet me një pagesë prej 140 milionë bruto vetëm për komisione, një shumë që e konsideron të tepruar dhe që përpiqet ta ulë, ose mund të heqë dorë nga nënshkrimi i norvegjezit, duke i lënë rrugën e hapur City.

Haaland tashmë e ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur në Spanjë para Anglisë, por nuk përjashton mundësinë e përfundimit në Premier League. Për momentin ai hesht, ndonëse disa burime sigurojnë se ka një marrëveshje paraprake me të bardhët.

Problem mbetet ai super komisioni që agjenti dhe babai i lojtarit kërkojnë, shumë të cilën “Los Blancos” nuk do të ishin të gatshëm ta paguanin. Kjo për shkak se operacioni do të shkonte në 215 milionë euro, plus 40 milionë të tjera si pagë e lojtarit.

Investimi total për të nënshkruar me Haaland në vitin financiar 2022-2023 do të ishte të paktën 255 milionë euro. Një shifër shumë e lartë duke pasur parasysh se objektivi prioritar i Perez është Mbappe, të cilit do t’i paguajë edhe një bonus, që ende nuk është përcaktuar, por që mund të jetë rreth 100 milionë euro, plus 50 milionë pagë. 150 milionë euro të tjera bruto do të nënkuptonin një shpenzim prej më shumë se 400 milionë eurosh për të dyja nënshkrimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat