Ancelotti, shkruan historinë me Real Madridin

Futboll

Ancelotti, shkruan historinë me Real Madridin

Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:53
Ancelotti, shkruan historinë me Real Madridin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është bërë trajneri i parë në historikun e futbollit, që arrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për katër dekada radhazi.

Në vitin 1999, An­çeloti drejtoi Juventusin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe të njëjtën e bëri me Milanin në 2003, 2005, 2006 dhe 2007. Si pjesë e Real Madridit,  arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2014 dhe 2015 dhe të njëjtën gjë bëri edhe këtë vit.

Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Real Madridi ishte më i mirë se Chelsea, vetëm pas kohës shtesë.

Real Madridi e mposhti Çellsin me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë, por në ndeshjen e kthimit, madrilenët humbën me të njëjtin rezultat në 90 minutat e rregullta, pas së cilës arritën të shënojnë gol në kohën shtesë për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat