Kulusevski bind Tottenhamin

Futboll

Kulusevski bind Tottenhamin

Më: 11 prill 2022 Në ora: 16:29
Dejan Kulusevski.

Tottenham Hotspur duan transferimin e Dejan Kulusevski.

Kulusevski po luan si i huazuar te skuadra e Tottenham Hotspur dhe ka bindur londinezët që të tentojnë një lëvizje për transferim permanent.

‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se Spurs po planifikojnë që të mbyllin një marrëveshje qysh para fundit të këtij sezoni.

Tottenham janë gati të paguajnë 35 milionë euro për të nënshkruar me suedezin, pasi janë të impresionuar me paraqitjet e tij.

Kulusevski ka shënuar tri gola dhe ka shtuar gjashtë asistime në 11 paraqitje në Premier League me fanellën e Spurs.

Ai kaloi te Tottenham në formë huazimi, gjatë merkatos së janarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat