Gundogan e ka bërë një zgjedhje

Futboll

Gundogan e ka bërë një zgjedhje

Më: 10 prill 2022 Në ora: 12:38
Gundogan e ka bërë një zgjedhje

Ilkay Gundogan është një nga lojtarët më me fat të njëzet viteve të fundit. Ka fituar me klubin, ka përfaqësuar kombëtaren e tij, por mbi të gjitha ka patur një mundësi që jo shumë të tjerë kanë ose mund të kenë:  ka punuar me Klopp dhe Guardiola.

Në fillim me gjermanin te Dortmund-i, më pas me katalanasit te Manchester City.

Gundogan e ka bërë një zgjedhje. Kur është larguar nga Borussia, mund të bashkohej përsëri me Klopp te Liverpool-i. Por nuk ka ndodhur. Arsyeja? Dëshira për ta vënë veten në provë.

“Besoj se jeta është e bërë nga sfidat dhe unë kërkoj gjithmonë të sfidoj veten. Kam kaluar katër vite të shkëlqyer me Jurgen, e adhuroj si trajner dhe si person, por e ndieja se duhej të kërkoja diçka të re.

“Doja të largohesha nga Borussia, nuk kishte shumë kuptim të kthehesha të punoja me Klopp kur kërkoja një skuadër të re. Dhe është një nga arsyet pse nuk kam shkuar te Liverpool-i”, ka shpjeguar Gundogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat