Me një lojtar më pak, Frankfurti ndal hovin e Barcelonës

Futboll

Me një lojtar më pak, Frankfurti ndal hovin e Barcelonës

Më: 7 prill 2022 Në ora: 22:57
Ilustrim

Ka përfunduar ndeshja interesante mes skuadrës së Eintracht Frankfurtit dhe gjigantit katalunas Barcelona, e vlefshme kjo për takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Barcelona ka arritur të barazojë si mysafire me rezultat 1:1 me Eintracht Frankfurtin.

Fillimisht, ishte sulmuesi Ansgar Knauff ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, duke shënuar në minutën e 48’ për ta kaluar Frankfurtin në epërsi prej 1:0.

Ndërkaq, golin e barazimit për Barcelonën, dhe të fundit të ndeshjes e shënoi sulmuesi i krahut Ferran Torres, i cili shënon në minutën e 66’ për rezultatin final 1:1.

Vlen të theksohet që nikoqirët ishin me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 78’, kur Tuta ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe më pas me të kuq.

Pas katër fitoreve rresht Barcelona ndalet nga Frankfurti në “Deutche Bank Arena”, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme, respektivisht më 14 prill me fillim nga ora 21:00.

Rezultati final i ndeshjes është 1:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat