Mbappe nuk ka vendosur akoma

Futboll

Mbappe nuk ka vendosur akoma

Më: 4 prill 2022 Në ora: 22:24
Kylian Mbappe

Nuk është akoma e sigurt nëse Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint Germain.

Ylli francez, Kylian Mbappe vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm drejt Real Madrid.

Media të ndryshme insistonin se transferimi i Mbappe te Reali është punë e kryer, por së fundmi ka ndryshuar rrjedha e raportimeve.

Sipas mediave franceze, Kylian Mbappe është duke pritur që të marrë tri përgjigje nga krerët e PSG, para se të vendos për të ardhmen e tij.

Mbappe dëshiron ta dijë se cilat do të jenë konturat e strukturës së ardhshme organizative.

Po ashtu, francezi dëshiron të dijë planet e PSG sa i përket rekrutimit të lojtarëve. Pra, dëshiron ta dijë kë do ta ketë shok skuadre.

Ndër pikat kyçe të tjera është edhe çështja e Leonardo dhe Mauricio Pochettino; a do të qëndrojnë dyshja?

E ardhmja e Mbappe vazhdon të jetë në pikëpyetje. PSG shpreson, Real Madrid ëndërron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat