Çudirat shqiptare nuk kanë fund, e dashura bëhet përkthyese e sulmuesit

Futboll

Çudirat shqiptare nuk kanë fund, e dashura bëhet përkthyese e sulmuesit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 14:45
Braziliani flet vetëm në gjuhën portugeze dhe për të kuptuar atë që përgjigjej para kamerave u desh që rolin e përkthyeses, ta bënte bashkëshortja e tij

Futbollistë, pjesëtarë stafi, punëtorë e zyrtarë klubi. Në Shqipëri gjen çdo gjë, mjafton të ketë komunikim… Tifozët shqiptarë kanë parë nga të gjitha sferat e personave pranë botës së futbollit të kryejnë shpesh rolin e përkthyesit për trajnerët apo lojtarët e huaj që vijnë në kampionatin shqiptar.

Ajo që mungonte, ndodhi në fakt dje pas ndeshjes Dinamo-Egnatia, kur për të përkthyer një futbollist, para kamerave u shfaq bashkëshortja e një futbollisti. Pas ndeshjes që Egnatia fitoi ndaj Dinamos me shifrat 2-0, para kamerave u shfaq Pedro Augusto, bomberi i rrogozhinasve i cili sot shënoi në këtë sfidë golin e tij të 9 në kampionatin shqiptar.

Braziliani flet vetëm në gjuhën portugeze dhe për të kuptuar atë që përgjigjej para kamerave u desh që rolin e përkthyeses, ta bënte bashkëshortja e tij, Vanesa, e cila fliste gjuhën angleze. Një risi, e padyshim çudia e radhës që prodhon futbolli shqiptar, i cili ka ende shumë rrugë për të bërë për të shkuar drejt standarteve që pretendohen prej tij sa i përket organizimit të klubeve në të gjithë aspektet.

“Ndihem shumë mirë. Në fillim kam pasur pak probleme, por tani jam mirë. Po përshtatem me Shqipërinë”, tha sulmuesi. Pastaj pyetjes nese eshtë më e vështirë të shënosh gola apo të shikosh bashkëshorten të përkthejë? Është më e vështirë të jesh në një situatë të tillë.

Do të qëndroni me Egnatian? – Kam edhe një vit me Egnatian. Do të bëj më të mirën tani që jam te Egnatia, por nëse do të kem mundësi të lëviz atëherë do ta bëj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat