Kompleksi i Partizanit drejt hapjes

Futboll

Kompleksi i Partizanit drejt hapjes

Më: 3 prill 2022 Në ora: 11:15
Kompleksi i Partizanit drejt hapjes

Pas shtyrjeve pa fund të afateve, në kompleksin e ri të Partizanit po plotësohen të gjitha pjesët, që do ta transferonin skuadrën atje për stërvitje.

Gjatë ditëve të fundit në stadium janë vendosur barrierat pritëse, që nuk do të lejojnë topat e gjuajtur drejt portës së përfundojnë larg, në shtëpitë private të zonës.

Ky aksesor ishte shndërruar në një pengesë për hapjen e kompleksit, teksa me vendosjen e tyre, skuadrës i çelet rruga për t’u stërvitur në stadiumin privat të klubit.

Gjithsesi, tashmë te Partizani nuk vendosin afate, por gjithashtu ende nuk kanë konfirmuar fundin total të punimeve. I sigurt është fakti se hyrja atje nuk është aspak larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat