Rabotniçki - Struga Trim Lum, sfidë interesante

Futboll

Rabotniçki - Struga Trim Lum, sfidë interesante

Më: 2 prill 2022 Në ora: 14:23
Rabotniçki - Struga Trim Lum, sfidë interesante

Java e 25-të në elitën e futbollit vendor nis sot me ndeshjen në Shkup midis Rabotniçkit dhe Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”. Pritet të jetë kjo një ndeshje me shumë paqartësi, kjo edhe për faktin se të dyja skuadrat nuk po tregojnë formën e duhur. Rabotniçki është në një seri prej dy disfatave të njëpasnjëshme, derisa Struga Trim Lum ka regjistruar 3 disfata rradhazi.

Megjithatë nga klubi strugan paralajmërojnë se në Shkup do të japin maksimumin, me të vetmin qëllim që të ndalin serinë negative.

Për më tepër edhe tradita flet në anën e tyre, teksa në 8 ndeshjet e deritanishme kampionale, ekipi strugan ka regjistruar 4 fitore, kundrejt vetëm 1 fitore të Rabotniçkit, derisa 3 ndeshje ishin mbyllur me barazime.

Ndeshja e sotme në Shkup do të jetë e katërta mes këtyre dy skuadrave, me Struga Trim Lum që nuk dinë disfatë. Dy barazime dhe një fitore për struganët, që sot shpresojnë tradita të ju buzëqesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat