Herdman: Shpata është diçka që simbolizon Kanadanë e Re

Futboll

Herdman: Shpata është diçka që simbolizon Kanadanë e Re

Më: 30 mars 2022 Në ora: 19:11
Herdman: Shpata është diçka që simbolizon Kanadanë e Re

Ekipi i futbollit i Kanadasë synon të armatoset në Kupën e Botës – skuadra udhëton me një shpatë që u kap nga zyrtarët e Kosta Rikës para ndeshjes kualifikuese të javës së kaluar në San Jose.

“Shpata është diçka që simbolizon Kanadanë e Re,” tha trajneri John Herdman të dielën pasi Kanadaja siguroi kualifikimin në Kupën e Botës që nga viti 1986 me një fitore 4-0 ndaj Xhamajkës.

“Unë u thashë këtyre djemve ne kemi pasur gjithmonë një mburojë. Por ne krijuam një shpatë dhe mbi shpatë shkruan ‘Nihil timendum est’, që është ‘Mos ki frikë nga asgjë’, tha Herdman për fjalët latine. “Dhe kjo është Kanadaja e Re”, tha ai.

Kjo traditë u prish gjatë udhëtimit të javës së kaluar në Amerikën Qendrore për t’u përballur me Kosta Rikën. La Nacion raportoi se zyrtarët doganorë e kishin ndaluar shpatën pas mbërritjes së ekipit kanadez.

Gazeta botoi një foto të shpatës e futur në një kuti të zezë. Në dorezë janë fjalët: Katar 2022.

Pa shpatën, kanadezët ndërprenë serinë prej 17 ndeshjesh pa humbje në kualifikuese duke u mposhtur 1-0 ndaj Kosta Rikës.

“Ne e kemi marrë atë. Ne e morëm atë. Ishte në atë terren dje,” tha Herdman i lumtur për shpatën pas fitores së së dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat