Calhanoglu: E respektoj Italinë

Futboll

Calhanoglu: E respektoj Italinë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 12:53
Calhanoglu: E respektoj Italinë

Lojtari i Inter, Hakan Calhanoglu, i cili aktualisht ndodhet i grumbulluar me kombëtaren turke ka folur përpara ndeshjes miqësore të përfaqësueses së tij me Italinë, të dyja skuadra të skualifikuara nga Kupa e Botës, në gjysmëfinalet e “Play off-it”.

Duke folur në konferencën për mediet përpara këtij takimi, Calhanoglu u shpreh se mendon që ky takim do të dalë mirë, ndërsa theksoi se ka shumë respekt për Italinë.

“Mendoj se ndeshja me Italinë do të shkojë mirë, asnjëra prej dy skuadrave nuk do ketë mundësi të marrë pjesën në Kupën e Botës.

Unë kam shumë respekt për ta. Kur të kthehem në Itali kam nevojë të fokusohem te klubi im dhe në kampionat. Sapo të kthehem atje do të ndeshemi me Juven. Milan është në krye të renditjes, por ne kemi një ndeshje më pak. Shpresoj që kur të kthehemi të mund të marrim kryesimin dhe fitoret.”- u shpreh 28-vjeçari.

Ndeshja mes Turqisë dhe Italisë do të luhet pasi këto përfaqësuese u eliminuan në gjysmëfinale të “Play off-it” nga Portugalia dhe nga Maqedonia e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat