Rennes i jep një mësim të mirë Lyonit, ruan vendin e tretë

Futboll

Rennes i jep një mësim të mirë Lyonit, ruan vendin e tretë

Më: 13 mars 2022 Në ora: 20:02
Rennes i jep një mësim të mirë Lyonit, ruan vendin e tretë

Tjetër dështim i Lyonit në sfidat e shtëpisë. Skuadra e drejtuar nga Peter Bozs u turpërua në “Stadiumin Olimpik të Lyonit” 2-4 nga Rennes, ndaj së cilës zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit.

Skuadra mike praktikisht e “vrau” ndeshjen që në pjesën e parë, pasi realizoi tri herë me Bourigeaud, Santamaria dhe Mayer. Sapo nisi pjesa e dytë, Lyoni mori goditjen e radhës teksa Terrier realizoi të katërtin.

Një diferencë e tillë ishte e parikuperueshme për vendësit, pavarësisht se Traore shënpi në portën e tij për golin e 1-4 ndërsa Dembele me 11-metërsh shkurtoi diferencën në 2-4 kur kishin mbetur edhe tetë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Lyoni me këtë disfatë mbetet në kuotën e 41 pikëve në vendi e 10-të, ndërsa Rennes, për të cilën ishte fitorja e katërt radhazi, ruan vendin e tretë me 49 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat