Sancho: Ndihem shumë rehat

Futboll

Sancho: Ndihem shumë rehat

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:26
Sancho: Ndihem shumë rehat

Jadon Sancho nuk ka arritur të tregojë nivel të njëjtë loje te Manchester Unitedi, siç e kishte në fanellën e Borussia Dortmundit. Megjithatë, javët e fundit ndikimi i tij tek “Djajtë e Kuq” është rritur.

Sancho thekson se gjatë këtij edicioni ka mësuar shumë dhe tashmë ka nisur të ambientohet me ekipin.

“Jam shumë kritik me veten time dhe ky nuk ka qenë sezoni më i mirë që kam zhvilluar.

Megjithatë, më ka shërbyer për të mësuar shumë.

Është një ligë e re, shokë të rinj dhe mund të them se vetëm tani kam nisur të ndjehem tërësisht i ambientuar. Ndihem shumë rehat dhe jam i lumtur”, u shpreh Sancho.

Ai më pas ka treguar se për transferimin e tij te Manchester United kanë ndikuar disa prej lojtarëve të “Djajve të Kuq”, të cilët i ka shokë në ekipin kombëtar si Lingard, Rashford, Maguire dhe Shaw.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat