Pezullohet Cakir dhe 12 kolegë të tij

Futboll

Pezullohet Cakir dhe 12 kolegë të tij

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:20
Pezullohet Cakir dhe 12 kolegë të tij

Arbitri i njohur turk, Cuney Cakir, dhe 12 kolegë të tij janë pezulluar deri në fund të sezonit. Ky është vendimi i marrë në orët e fundit nga MHK, Shoqata e Gjyqtarëve të Turqisë, pas kritikave të shumta që kanë marrë “bilbilat” turq si rrjedhojë e gabimeve të njëpasnjëshme.

Presioni i jashtëzakonshëm i klubeve të Superligës dha efekt të menjëhershëm, aq sa nuk u kursye as gjyqtari që vë drejtësi në sfidat më të rëndësishme të Championsit.

“Ka pasur shumë akuza për këtë temë,” tha Ferhat Gündogdu, presidenti i MHK për “BeIN Sports Turkey”.

Gjyqtarët tanë dhe institucioni ynë janë shumë të lodhur. Këto janë shenjat e procesit të ndryshimit për të cilin kemi vite që flasim – vazhdoi Gündogdu – Ishte e nevojshme të planifikohej një projekt.

Kishte një plan dhe kishte një afat. Për 4 muaj u dhashë të gjithëve kohë, duke përfshirë edhe timen. Ne kemi hyrë në aksion më 8 mars. Kemi hartuar një renditje, e cila bëhet çdo vit. Dhe për t’i hapur rrugën sistemit ne jemi ndarë nga emrat që e kanë bllokuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat