Revolucioni në afatin kalimtar

Futboll

Revolucioni në afatin kalimtar

Më: 10 mars 2022 Në ora: 19:00
Alex Sandro

Revolucioni në afatin kalimtar ka nisur në janar, por bardhezinjtë do ta kompletojnë veprën në verë: përveç një mesfushori dhe një sulmuesi, duhet edhe një mbrojtës krahu.

Sipas Tuttosport, Juventus duket se ka gjetur tek Alejandro Grimaldo pasardhësin e denjë të Alex Sandros për krahun e majtë.

Prej vitesh, në fakt, braziliani nuk duke më lojtari që u mor nga Porto dhe që ka bërë shumë mirë në sezonet e para në Torino, dhe tani duket se ka ardhur momen ti për një ndryshim.

26-vjeçari Grimaldo është në kulmin e pjekurisë dhe, me kontratën që i skadon më 30 qershorin e vitit 2023, mund të jetë një mundësi e artë për bardhezinjtë.

Benfica është një vitrinë e shtrenjtë dhe nuk ka ndërmend të bëjë ulje të madhe pavarësisht se kontrata e lojtarit është afër skadencës.

Rreziku i vërtetë për Juventus-in, në realitet, përfaqësohet nga konkurrenca e Barcelona-s. Edhe katalanasit janë në kërkim të një lojtari për krahun e majtë dhe Grimaldo duket se është një nga më të preferuarit në Katalonjë: sfida me Juventus-in sapo ka filluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat