Voeller e konsideron Mourinhon lëvizje të jashtëzakonshme

Futboll

Voeller e konsideron Mourinhon lëvizje të jashtëzakonshme

Më: 8 mars 2022 Në ora: 14:09
Voeller e konsideron Mourinhon lëvizje të jashtëzakonshme

Rudi Voeller, ish-sulmuesi i Romës dhe tani menaxher i përgjithshëm i Bayer Leverkusen, komentoi sezonin e Romës për “Gazzetta dello Sport”:

“Marrja e një trajneri të nivelit të Mourinhos ishte një lëvizje e jashtëzakonshme. Tani ka kthyer edhe rezultatet, po lufton për vendin e pestë apo të gjashtë në renditje.

Roma ka një ekip të mirë për qëllimet e saj. Në Itali nuk është si në Gjermani, gjithçka është më e hapur dhe spektakolare.

Megjithatë, kthesa e vërtetë për Romën do të ishte diçka tjetër: stadiumi në pronësi. Tifozët tani kanë nevojë për një teleskop që t’i njohin lojtarët. Për Romën, ndërtimi i një stadiumi të ri duhet të jetë hapi themelor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat