Mourinho i vë syrin Nedim Bajramit

Futboll

Mourinho i vë syrin Nedim Bajramit

Më: 8 mars 2022 Në ora: 13:37
Mourinho i vë syrin Nedim Bajramit

Nedim Bajrami është padyshim një nga zbulimet e këtij sezoni në Serie A.

Mesfushori shqiptar momentalisht është një nga më të mirët në pozicionin e tij në kampionatin italian, ku po ndihmon Empolin me golat dhe asistet e tij për objektivin që klubi ka vendosur në fillim të sezonit.

Lojtari i Kombëtares kuqezi ka tërhequr edhe vëmendjen e Juventusit, por duket se “zonja e vjetër” nuk është e vetmja.

Sipas “Calciomercato” edhe Jose Mourinho i ka vënë syrin Nedim Bajramit.

Trajneri portugez kërkon të veshë verdhekuq 22-vjeçarin për t’i shtuar kështu fantazi Romës. Ndëkohë vlera e kartonit të Bajramit tashmë kap shifrën e 12 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat