Barcelona mendon për verë

Futboll

Barcelona mendon për verë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 13:37
Barcelona mendon për verë

Barcelona pritet të jetë mjaft aktive në afatin kalimtar të verës.

Gjiganti katalunas në fakt i ka veçuar pesë futbollistë, të cilët synon t’i transferojë pas përfundimit të sezonit aktual.

Mediumi britanik “Daily Express” raporton se trajneri Xavi Hernandez tashmë e ka në mendje se si do të duket dhe se si do të funksionojë ekipi i tij në edicionin 2022/2023.

Erlind Haaland është objektivi më i madh i “Blaugrana” për verën që vjen, edhe pse sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmundit shihet më afër Real Madridit ose Manchester Cityt.

Gjithashtu, synime të katalunasve janë edhe Andreas Christensen, Noussair Mazraoui, Cesar Azpilicueta e Franck Kessie.

Me këto përforcime dhe me ato që i bëri gjatë janarit, Barça do të ishte pretendente kryesore për ta fituar titullin e kampionit në Spanjë, por edhe për të synuar suksese në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat