Rilindja 1974 shënon fitore

Futboll

Rilindja 1974 shënon fitore

Më: 4 mars 2022 Në ora: 19:45
Rilindja 1974 shënon fitore

Pas një pushimi të gjatë, sot është rikthyer në aksion Liga e Dytë e Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme, ishin dy ndeshjet hapëse të xhiros së 16-të, shkruan Gazeta Olle.

Lideri i tabelës, Rilindja 1974 e ka filluar me fitore stinorin pranveror, duke e mposhtur Rilindjen në udhëtim me rezultat minimal, 1-0.

Golin e vetëm por me vlerën e tri pikëve e realizoi Granit Kelmendi.

Në ndeshjen tjetër u takuan dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë.

Gjakova deklasoi Minatorin, duke shënuar fitore me rezultat të thellë, 8-1.

Futbollisti i gjakovarëve, Arlind Rrustemaj ishte i pandalshëm duke shënuar pesë gola, teksa Dafnis Brahimaj, Lirim Ibrahimi, dhe Valmir Gashi kontribuan me nga një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat