Brdariç: Si mund të parandalojmë vendimet e gabuara të gjyqtarëve?

Futboll

Brdariç: Si mund të parandalojmë vendimet e gabuara të gjyqtarëve?

Më: 2 mars 2022 Në ora: 13:19
Brdariç: Si mund të parandalojmë vendimet e gabuara të gjyqtarëve?

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, është shfaqur sot para mediave teksa ka komentuar ndeshjen e radhës ndaj Dinamos, një kundërshtar i vështirë. Sipas trajnerit gjerman, në një sfidë ku ai shpreson që episodet të jenë në favor të ekipit të tij që ka disa mungesa, tekniku nuk i është shmangur edhe një komenti rreth gjyqtarëve që kanë penalizuar Vllazninë në ndeshjet e fundit.

“Fitorja është synimi ynë, është e rëndësishme që të kemi balancë, të krijojmë shanse. Kam parë ekipin shumë të përqendruar gjatë javës dhe jemi të përqendruar për ndeshjen e nesërme.

Ne nuk kemi marrë ndoshta aq shumë pikë sa kemi investuar në lojë. Nuk kemi humbur shumë ndeshje. E dimë që duhet te marrim më shumë pikë nga ndeshjet, por na duhet edhe pak fat në disa momente dhe shpresojmë që nesër do të jetë e rëndësishme për në.

Mungesat? Nuk është problem i madh se kemi më shumë lojtarë, dhe do të përqendrohemi te lojtarët që janë mirë, është një ndeshje e vështirë dhe ne duhet të japim maksimumin.

Qarri? Mendoj se kemi marrëdhënie të mira me çdo lojtar si i mësojmë dhe i edukojmë në mënyrën e duhur. I themi lojtarëve që nuk kanë patur minutat e duhura që të presin momentin e punojnë mirë. Ai herën e fundit që ishte në fushë dha paraqitje të mirë. Tani është situatë tjetër, por shpresoj të kemi më të mirën prej tij. Është djali i mirë, ka talent.

Dinamo për mbijetesë? Kur ulesh në tavolinë e sheh renditjen, mendimi i parë është që duhet të mundim Dinamon. Por Dinamo është një klub që ka investuar shumë edhe pse është pak mbrapa me rezultate, po luftojnë për mbijetesë. Është ndeshje ndryshe, duhet të punojmë për të qenë një ndeshje e mirë për ne.

Fitorja me goleadë në fazën e parë? Është një periudhë ndryshe, kushtet janë të ndryshme dhe fusha nuk është në gjendje të mirë, lojtarët do të kenë probleme të kontrollojnë topin. Do të bëjmë presing, të mos bëjmë gabime dhe të kemi në avantazhin tonë rastet që shfaqen.

Kukësi i dorëzuar? Nuk merrem me ekipet e tjera. Unë e di dhe është e mirë të shohësh që ne mund të mundim të gjithë. Në ndeshje duhet të meritojmë fatin në momentin e fundit dhe të sigurojmë rezultatet.

Gabimet e gjyqtarëve? Nuk dua të hap para ndeshjes kapitullin pasi disa vendime të gjyqtarëve nuk kanë qenë të duhurat. Nuk dua t’i jap askujt dyshime para ndeshjeve. Si mund të parandalojmë? Duke mos i dhënë hapësira për të vendosuri si vendosën në herën e kaluar dhe të mos u japim mundësinë që të gjykojnë episode në ndeshje.

Ne folëm me klubin, nuk është përgjegjësia ime. Kemi diskutuar rreth kësaj teme dhe mendoj se duhet të kemi marrëdhënie të mirë me të gjithë, kundërshtarët, federatës, gjyqtarët. Nuk duam të bëjmë diçka idiote, ne jemi të drejtë ndaj të gjithëve”, tha Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat