Portieri i Nantes: Si Neuer? Jo, dihet kush jam

Futboll

Portieri i Nantes: Si Neuer? Jo, dihet kush jam

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 12:45
Portieri i Nantes: Si Neuer? Jo, dihet kush jam

PSG pësoi humbjen e parë prej tetorit në mbrëmjen e së shtunës teksa parisienët u mposhtën në transfertë nga Nantes me rezultain 3:1.

Trajneri Mauricio Pochetino i kishte hedhur në fushë yjet e tij të sulmit, por Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar u përballën me një mur të vërtetë siç u shfaq portieri i Nantes, Alban Lafont.

Ky i fundit u mposht vetëm nga Neymar në fillimin e pjesës së dytë, mirëpo pak minuta më vonë “hipnotizoi” brazilianin nga pika e bardhë e penalltisë. Portieri 23-vjeçar madje u vlerësua me notën 10 nga L’Equipe për performancën ndaj kryeqytetasve, megjithatë francezi mbetet modest ndërsa i pyetur nëse ndihet si Neuer, theksoi se vazhdon të mbetet i njëjti si para ndeshjes ndaj PSG.

“Dikush tha që isha dukur si Neuer ndaj PSG, por jo nuk është e vërtetë. Të gjithë e dinë se kush jam unë dhe ndaj PSG isha vetvetja. Jam shumë i lumtur për paraqitjen time dhe punoj çdo ditë për t’u përmirësuar, dua të arrij maksimumin.

Në çdo stërvitje mendoj për të arritur në nivelet më të larta. Për fitoren ndaj PSG nuk duhet të kemi asnjë eufori, ishte e mrekullueshme por duhet të qëndrojmë të përulur sepse kampionati ka edhe shumë ndeshje dhe ne duam ta mbyllim sa më lart në klasifikim. Tani të shohim përpara se[se ndeshja me PSG është e mbyllur”, u shpreh Lafonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat