Rabotniçki - Shkupi pa shikues

Futboll

Rabotniçki - Shkupi pa shikues

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 11:43
Rabotniçki - Shkupi pa shikues

Skuadra e futbollit Shkupi ka bërë të ditur se ndeshja me Rabotniçkin luhet pa shikues.

Lideri i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, ka dhënë edhe arsyet.

“Të dashur qytetarë dhe simpatizues të klubit tonë, ju njoftojmë se për shkak të vendimit në fuqi nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, që të mos lejohen udhëtimet e organizuara nga tifozët në vendin tonë, organizatori i ndeshjes Rabotniçki

Shkupi, ka marrë vendim që kjo ndeshje të luhet pa praninë e publikut, në dyer të mbyllura.

Drejtuesit e klubit tonë, shprehin keqardhje që tifozët tanë nuk do të jenë aty, në shkallët e stadiumit për ta përkrahur klubin tonë në këto momente të bukura.

Ne shpresojmë që shumë shpejtë, dyert e stadiumeve tona do të hapen për të gjithë sepse fundja, futbolli luhet për tifozët”, njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat