Asisti i Bajramit i jep Empolit një pikë

Futboll

Asisti i Bajramit i jep Empolit një pikë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:19
Asisti i Bajramit i jep Empolit një pikë

Në Serinë A gjatë orarit të drekës, u luajtën tre ndeshje mjaft interesante. Empoli barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Kaljarit.

Për vendasit u aktivizuan që nga fillimi Bajrami dhe Asllani. Për këtë të fundit ishte ndeshja e dytë si titullar në Serinë A. Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit me Bajramin që dha një asist fantastik për Pinamontin. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte, Kaljari shënoi golin e barazimit me Pavoletin.

Në barazim 1-1 u mbyll dhe sfida mes Xhenoas dhe Saleritanës. Të dy golat u shënuan që në pjesën e parë me Destron dhe Bonacolin autorë të golave.

Verona shkatërroi 4-0 Udinezen. Vendasit shënuan dy gola që në pjesën e parë me Depaolin dhe Barak. Në pjesën e dytë shënuan dhe Kaprari me Tamezen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat