Tottenham në krizë të rezultateve

Futboll

Tottenham në krizë të rezultateve

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:16
Tottenham në krizë të rezultateve

Ndeshja e raundit të 25-të të Premier League ka rezultuar zhgënjyese për trajnerin Antonio Conte. Ekipi i tij, Tottenham është mundur në shtëpi me rezultatin 0:2 nga skuadra e Wolves.

Tronditëse ka qenë pjesa e parë e takimit me Wolves për skuadrës e Tottenham. Ekipi i Antonio Contes ka pësuar dy gola në vetëm 12 minuta. Golin e parë për ekipin e teknikut Lage e realizoi Jimenez në minutën e 6’, ndërsa në minutën e 18’ të lojës ishte Dendoncker ai që do të realizonte dhe që dyfishoi shifrat për miqtë.

Pati disa tentative nga “Spurs” për të realizuar, por pa suksese, me “ujqërit” nga ana tjetër që i shfrytëzuan mirë mundësitë.

Pjesa e dytë erdhi më e qetë dhe nuk solli më gola dhe njëkohësish të dyja skuadrat u ndeshën sit ë barabarta, megjithatë u duk se fati në këtë takim nuk ishte për Tottenham.

Pas kësaj ndeshje Tottenham bien ë vend të tetë me 36 pikë, teksa kundërshtari Ii kësaj sfide kalon në pozicionin e shtatë me 37 pikë, megjithatë Wolves kanë një ndeshje më shumë se “Spurs”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat