De Jong synon të arrijë suksese me Barcelonën

Futboll

De Jong synon të arrijë suksese me Barcelonën

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 11:41
De Jong synon të arrijë suksese me Barcelonën

Ylli holandez Frenkie de Jong i Barcelonës, raportohet se është lidhur me  largimin nga ‘Camp Nou’ në fund të këtij sezoni.

Sipas medieve spanjolle, holandezi dëshiron të qëndrojë akoma tek skuadra 'blaugrana’.

De Jong është duke u monitoruar nga disa klube tjera evropiane, por Liverpool dhe Bayern Munich duket së kanë hyrë seriozisht në garën për të transferuar holandezin.

Megjithatë, De Jong synon të arrijë suksese me Barcelonën, andaj lojtari objektiv e ka qëndrimin tek skuadra katalonase pavarësisht ofertave joshëse që mund të vijnë në adresë të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat