Zeqiri prezantohet te klubi i ri: Erdha ta ndihmojë Besën

Futboll

Zeqiri prezantohet te klubi i ri: Erdha ta ndihmojë Besën

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:58
Zeqiri prezantohet te klubi i ri: Erdha ta ndihmojë Besën

Zeqiri prezantohet te klubi i ri: Erdha ta ndihmojë Besën të qëndroj në Ligën e dytë!

Rihan Zekiri karrierën do ta vazhdojë te Besa e Dobërdollit nga Gostivari.

Mesfushori defensiv nga Tetova pas një kohe të kaluar te Pelisteri i Manastirit ka vendosur që të ndihmojë Besën në luftën për mbijetesë, shkruan Open-TV.

Sot 23 vjeçari është promovuar si një përforcim i madh.

“Kam ardhur nga Pelisteri dhe gjatë këtij gjysmësezoni do të ndihmojë Besës që të qëndroj në ligën e dytë. Kemi shumë kualitet si lojtarw ashtu edhe trajner dhe kryesi”, ka deklaruar Zeqiri për Open-TV.

Liga e dytë e Maqedonisë në futboll-grupi i Perëndimit fillon me 19 shkurt, ndërsa Besa është nikoqire e Veleshtës. Sezonin vjeshtor Besa e përfundoi në vendin e parafundit në tabelë me 13 pikë.

Gjatë karrierës së tij, Rihan Zekiri, ka luajtur për Korabin e Dibrës, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Akademisë së Shkëndijës, Zajazit dhe Vëllazërimit nga Kërcova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat