Reali kushton qindra miliona më shtrenjtë se Barcelona

Futboll

Reali kushton qindra miliona më shtrenjtë se Barcelona

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 16:04
Reali kushton qindra miliona më shtrenjtë se Barcelona

Reali i Madridit është duke shijuar një mo ment sportiv galaktik pas shpërthimit të Viniciusit dhe pranisë së emrave si Kurtua, Alaba, Militao apo Kasemiro, të cilët janë në treshen më të mirë në botë në rolet e tyre.

Kjo situatë pasqyrohet edhe në sajtin e specializuar të vlerës së futbollistëve “Transfermarkt”, që i jep Realit të Madridit një avantazh ndaj rivalëve të përjetshëm, Barcelonës, +130 milionë euro. Skuadra mbretërore ka aktualisht futbollistin më të shtrenjtë në La Liga, Vinicius Zhunior, kartoni i të cilit kushton 100 milionë euro sipas “Transfermarkt”.

Ai ndiqet nga Pedri, “Djaloshi i Artë”, i cili është gati të shpërthejë këtë sezon. Mosha ka shumë rëndësi në këtë vlerësim.

Pavarësisht se Karim Benzema është duke bërë një prej sezoneve më të mira të karrierës së tij, francezi ka një çmim kartoni 25 milionë euro për shkak të 34 viteve që ka mbi supe. E njëjta gjë vlen për veteranët e tjerë të Ançelotit, si Kros dhe Modriç, të cilët nuk i kalojnë 25 milionë eurot, shkruan Panorama Sport. 

Vlera totale e skuadrës së Realit është 780.5 milionë euro dhe në ekip ka 8 lojtarë që kalojnë vlerën e 50 milionë eurove: Kurtua, Militao, Alaba, Mendi, Kasemiro, Valverde, Kamavinga, dhe Vinicius. Vlera totale e katalanasve është 650.5 milionë euro dhe ajo rritet falë talenteve të shumta.

Pedri është i pari me 80 milionë euro, ndjekur nga tre lojtarë me vlerë 45 milionë: Ferran Torres, Dembele dhe Depaj. Afrimi i fundit në “Camp Nou”, PierrEmerik Obajemang, vlerësohet me 15 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat