Zillken me fjalë të mëdha për Albert Bunjakun

Futboll

Zillken me fjalë të mëdha për Albert Bunjakun

Nga: K.G. Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 14:09
Zillken me fjalë të mëdha për Albert Bunjakun

Në ditën e fundit të afatit kalimtar, sulmuesi nga Kosova, Albert Bunjaku (38 vjeçar) kalon nga divizioni i tretë FC Viktoria Köln në Bonner të kategorisë së katërt (liga rajonale). 

“Bunjaku shënoi 42 gola për Viktorian në 97 ndeshje dhe ishte i rëndësishëm në promovimin e Viktorias në divizionin e tretë”, njofton FC Bonner.

Drejtori sportiv Daniel Zillken ka fjalë të mëdha për Bunjakun:

“E njoh Albertin shumë mirë që nga koha ime te Viktoria dhe jam shumë i lumtur që mund të përforcojmë sërish sulmin tonë me këtë transferim.

Me gjithë përvojën e tij, Alberti është një aset dhe do të na ndihmojë në garën për ekzistencë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat