Komitet Olimpik: Situata nën kontroll

Futboll

Komitet Olimpik: Situata nën kontroll

Më: 31 janar 2022 Në ora: 12:14
Komitet Olimpik: Situata nën kontroll

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) u shpreh se pavarësisht se deri më tani janë regjistruar mbi 200 persona të infektuar me ”Covid-19” sportistë apo drejtues, që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” (nisin më 4 shkurt), nuk është momenti për të dhënë alarmin.

“Jemi në momentin që të gjithë po mbërrijnë në Kinë dhe është normale që të ndodhë kjo situatë. Ky është kulmi i infektimeve, ne e prisnim këtë situatë. Situata është nën kontroll, të gjithë janë nën kujdesin shëndetësor dhe të izoluar.

Kemi besim të plotë tek organizatorët dhe kontrollet që po kryhen, të cilat janë të shpeshta. Edhe masat janë në maksimum”, thanë më tej përfaqësuesit e IOC.

Ata vendosën gjithashtu që sportistët që do të ngjiten në podium, nuk janë të detyruar të mbajnë maskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat