Blakçori prezantohet te skuadra e re

Futboll

Blakçori prezantohet te skuadra e re

Më: 28 janar 2022 Në ora: 20:11
Blakçori prezantohet te skuadra e re

Armend Blakçori është larguar javë më parë nga Ulpiana, pas një viti e gjysmë të kaluar tek kjo skuadër.

Portieri i njohur kosovar nuk ka humbur shumë kohë dhe ka gjetur marrëveshje me skuadrën e re.

Llapjani karrierën do ta vazhdoj në Ligën e Parë, ku tanimë është zyrtarizuar si pjesë e FC Istogut.

"Football Club Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me portierin Armend Blakçori.

Portieri Blakçori sot ka nënshkruar kontratën me Istogun, e cila vlen deri me 30 Qershor 2022.

Blakçori është portier me përvojë të madhe në futbollin kosovar, së fundmi ishte pjesë e Ulpianës, ndërsa më herët ka luajtur edhe për ekipet si: Liria, Ferizaj, Llapi etj.

Armendi është 31 vjeçar, shumicën e karrierës ka mbrojtur në Superligën e Kosovës, dhe besojmë shumë që përvoja e tij e madhe do ta na ndihmojë shumë në arritjen e objektivave tona", njofton KF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat