Milani gjen qendërmbrojtës në Angli

Futboll

Milani gjen qendërmbrojtës në Angli

Më: 12 janar 2022 Në ora: 13:59
Eric Bailly

Eric Bailly është emri i fundit që lidhet me prapavijën e Milanit. Kuqezinjtë po kërkojnë prej kohësh për zëvendësuesin e Simon Kjaer, i cili e ka mbyllur këtë sezon prej dëmtimit të rëndë në gju.

Shumë emra janë lidhur me një transferim tek ekipi i Stefano Piolit, por nuk ka asnjë akord deri tani.

Gazetta dello Sport shkruan se drejtuesit e Manchester United, të cilët kanë raporte të mira me homologët italianë”, kanë pranuar huazimin e mbrojtësit nga nga Bregu i Fildishtë (po luan në Kupën e Afrikës me kombëtaren e tij) në Serie A.

Rrogën e lojtarit do e paguajë klubit italian, ndërsa palët po bisedojnë për të gjetur një marrëveshje në lidhje me shumën që duhet të paguajë Milani në fund të sezonit për ta blerë përfundimisht 27-vjeçarin.

Nëse arrihet akordi zyrtar, Milani do të largojë Matteo Gabbian. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar pëlqehet shumë nga Sampdoria, ekip në të cilin do të huazohet deri në fund të sezonit, gjithmonë nëse në Milanello zbarkon Bailly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat