Prishtina përgatitet nëpër borë! Ja të gjitha largimet

Futboll

Prishtina përgatitet nëpër borë! Ja të gjitha largimet

Më: 11 janar 2022 Në ora: 19:27
Prishtina përgatitet nëpër borë! Ja të gjitha largimet

Klub i futbollit Prishtina përgatitjet për garat në stinorin pranveror i ka nisur më 5 janar. 

“Skuadra jonë po stërvitet në kryeqytet në fushën e saj në Bërnicë, sallë të mbuluar, fitnes si dhe parkun e Gërmisë. 

Faza e parë po shkon shumë mirë nën drejtimin e trajnerit Abdullah Ibrakoviq dhe stafit të tij. 
Gjendja e futbollistëve është e mirë ndërkohë që me 17 janar skuadra udhëton për përgatitje në Antalia të Turqisë ku do të qëndrojë deri më 2 shkurt. 

Në Turqi pritet që të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore derisa për emrat e kundërshtarëve do të njoftoheni në ditët në vijim.

Nga FC Prishtina zyrtarisht janë larguar Florent Avdyli, Sodiq Atanda, Sabjen Lilaj, Kristi Vangjeli, Besart Berisha, Xhevdet Shabani dhe Olt Mehmeti. 

Klubi është në negociata për transferimin e disa futbollistëve emrat e të cilëve do të bëhen publik në ditët në vazhdim”, njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat