Reagon trajneri anglez për golin e Milot Rashicës

Futboll

Reagon trajneri anglez për golin e Milot Rashicës

Më: 9 janar 2022 Në ora: 22:47
Dean Smith

Norwich City është kualifikuar tutje në FA Cup, duke fituar në udhëtim te Charlton Athletic në kuadër të fazës së 1/32.

Skuadra elitare angleze ka triumfuar 0:1 me golin e shënuar nga sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Trajneri i Norwich City, Dean Smith ka reaguar pas ndeshjes:

“Gjithmonë dëshiruam që Milot të merrte disa minuta dhe Tammut gjithashtu. Grant zhvilloi 90 minuta, që ishte mirë. Kishim skuadër të balancuar, me ata që nisën dhe pastaj erdhën si zëvendësues.

“Ishte pak rrezik ta lejonim Milotin të nis nga minuta e dytë sepse kishte mundësi që të shkonte në kohë shtesë, por ishin 45 minuta të mirë për të dhe tani duhet të fokusohet për West Hamin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat