Gerrard ka vetëm fjalë të mira për Coutinhon

Futboll

Gerrard ka vetëm fjalë të mira për Coutinhon

Më: 7 janar 2022 Në ora: 16:56
Gerrard ka vetëm fjalë të mira për Coutinhon

Philippe Coutinho gjatë ditës së sotme (e premte) u transferua tek Aston Villa nga Barcelona në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Steven Gerrard dhe Philippe Coutinho do të ribashkohen brenda 48 orëve kur braziliani të arrijë në Angli dhe të kompletojë transferimin te Aston Villa.

Coutinho do të jetë nën urdhërat e ish-shokut te Liverpooli, Steven Gerrard.

Gerrard i cili ka vetëm fjalë të mira për 29-vjeçarin që ka vuajtur shumë që prej largimit nga Liverpooli, tha se tani e di pse të gjithë po flasin për të, kot nuk e quajnë magjistar.

Trajneri Gerrard, tani i Aston Villës, tha: “63 paraqitje për Brazilin, shumë medalje, ka luajtur për Barcelonën, ishte i jashtëzakonshëm në Liverpool. Tani e kuptoj përse shumë tifozë në vend janë duke folur për të. Nuk mendoj se mund të kesh një emër si magjistar nëse nuk ke futbollist special".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat