Mancini me një opsion më shumë për Play-Off

Futboll

Mancini me një opsion më shumë për Play-Off

Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:16
Mancini me një opsion më shumë për Play-Off

Italia nuk ia doli të siguronte kualifikimin e drejtpërdrejtë në Katar 2022, teksa u rendit e dyta në grupin e saj duke u dorëzuar përballë Zvicrës. Tashmë, të besuarit e trajnerit Roberto Mancini duhet të kalojnë nga Play-Off dhe të shpresojnë të shkojnë në Katar nga dera e pasme.

Në muajin mars, axurrët do të përballen në shtëpi me Maqedoninë e Veriut dhe më pas nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve atëherë do të sfidojnë fituesen e çiftit Portugali-Turqi.

Ndërkohë, në pritje të këtyre ndeshjeve emocionuese, të kaltrit kanë përforcuar organikën e tyre me një sulmues. Fjala është për Joao Pedro të Cagliarit, i cili së fundmi ka marrë miratimin nga FIFA për t’iu bashkuar Italisë.

29-vjeçari është nga Brazili, e madje ka qenë pjesë e Selecao-s U17, ndaj është dashur edhe “OK” nga FIFA. Kështu, me letrat në rregull, Italia gjen një tjetër lojtar që mund t’i dhurojë gola, teksa axurrët vazhdojnë të bëhen çdo ditë edhe më shumë brazilianë pasi në organikën e tyre janë Emerson Palmieri, Jorginho dhe Toloi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat