Verilindorët do të kërkojnë të përmbysin avantazhin prej pesë pikësh të Tiranës

Futboll

Verilindorët do të kërkojnë të përmbysin avantazhin prej pesë pikësh të Tiranës

Më: 5 janar 2022 Në ora: 20:15
Verilindorët do të kërkojnë të përmbysin avantazhin prej pesë pikësh të Tiranës

Kukësi i trajnerit Diego Longo ka zbritur ditën e mërkurë në fushë për të kryer seancën e parë stërvitore të vitit 2022.

Verilindorët do të kërkojnë të përmbysin avantazhin prej pesë pikësh të Tiranës kryesuese dhe të marrin ata “frenat” e kampionatit.

Ndërkohë, në njoftimin e klubit në rrjetet sociale, lojtarët nuk kanë bërë vetëm stërvitje, por iu janë nënshtruar edhe tamponëve.

Periudha e festive i ka bërë grumbullimet e pashmangshme dhe në këtë formë klubi ka menduar të evitojë çfarëdolloj të papriture.

Për fat të mirë, të gjithë kanë rezultuar negativë, ndërsa pas disa ditësh do të ketë sërish një tjetër testim. Ndeshja e parë e Kukësit për vitin 2022 është përcaktuar të luhet më datë 15 janar ndaj Dinamos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat