Ferizaj largon pesë futbollistë

Futboll

Ferizaj largon pesë futbollistë

Nga: K.G. Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 13:03
Ferizaj largon pesë futbollistë

Ferizaj njofton zyrtarisht se ka larguar pesë futbollistë.

Klubi jep arsyeja e largimit të futbollistëve. 

“FC Ferizaj është në fazën kalimtare të aktiviteteve sportive kjo për sezonin vjeshtor, këto aktivitete do të zgjasin deri me datë 20 dhjetor 2021. 

FC Ferizaj nuk do të humbë kohë për të pritur sa më e përgatitur sezonin pranveror dhe në kuadër të këtyre angazhimeve drejtori sportiv me rekomandimin e shtabit teknik do të liroj disa lojtar të cilët gjatë sezonit vjeshtor nuk arritën te inkorporohen në formacionin bazë, lojtaret që janë të lirë të gjejnë ambient të ri janë: Agim Matoshi, Dorart Maliqi, Taulant Buzhala, Altin Ibrahimi, Ardian Selimi”, njofton drejtori sportiv Agron Selmani.

Ferizaj përfundoi në vend dytë me 25 pikë në stinorin vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat