Katar - Algjeri, gjysmëfinalja që u mbyll pas 19 minutash kohe shtesë

Futboll

Katar - Algjeri, gjysmëfinalja që u mbyll pas 19 minutash kohe shtesë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 12:44
Katar-Algjeri, gjysmëfinalja që u mbyll pas 19 minutash kohe shtesë

Ndonjëherë, ka thjesht ndeshje të pashpjegueshme. Herë të tjera, megjithatë, shpërthejnë polemikat. Ky është rasti i Katar-Algjeri, gjysmëfinalja e Kupës Arabe, një ndeshje praktikisht e pafund.

Po, po, pafundësia është në të vërtetë termi i duhur. Deri në minutën e 45-të, gjithçka ishte në rregull. Barazim 0-0, lojë e qetë dhe ende gjithçka e hapur. Në minutën e 59-të, Algjeria kaloi në epërsi me Benlamrin, por në fund gjithçka e pabesueshme ndodhi.

Arbitri Marciniak, lejoi 9 minuta shtesë. Pikërisht këtu ndodhi diçka e çuditshme. Deri në minutën e 90-të, arbitri kishte nxjerrë 2 kartonë të verdhë dhe dha “ok” për 4 zëvendësime. Pra, kishte humbje të vogla kohe, por 9 minuta shtesë ishin vërtet shumë.

Rreth minutës së 97-të erdhi goli i barazimit nga Muntari, që çmendi turmën e tifozëve vendas. Një krosim nga e djathta dhe një goditje me kokë fituese. Shpërthejnë protestat nga Algjeria për një faull të supozuar në sulm nga një lojtar i Katarit. Marciniak konsultohet me VAR-in dhe e lë në fuqi golin, shkruan Telesporti.

U mendua se do të shkohej në kohën shtesë, por jo. Loja vazhdoi, ndoshta për të kompensuar 3 minutat e humbura gjatë kontrollit të rastit me VAR. Do të vazhdohej më tej, madje shumë. Në minutën e 15-të shtesë shkaktohet faull ndaj Brahimit, i cili u fut në zonë dhe fitoi goditje dënimi. Protesta të tjera.

Marciniak pret “ok”-in final, por para se të vërshëllejë tri herë radhazi është vetë Belaili që e çon rezultatin 1-2 në mënyrë përfundimtare. Është minuta e 107-të, por e kohës së rregullt. Ndeshja do të përfundonte në minutën e 109-të, pas 19 minutave shtesë.

Polemikat kanë shpërthyer në rrjetet sociale, nisur nga vendimet jo shumë bindëse të arbitrit. Algjeria shkon në finalen e Kupës Arabe, e planifikuar për sot, ku do të përballet me Tunizinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat