Nëse doni të luani, paguani 15 mijë euro, ky e thotë

Futboll

Nëse doni të luani, paguani 15 mijë euro, ky e thotë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 13:33
Nëse doni të luani, paguani 15 mijë euro, ky e thotë

Tre vjet më parë Simone Petricciuolo e gjeti veten në një udhëkryq: të vazhdojë të luajë futboll në kushte të caktuara, ato që – do të thotë ai në një shpërthim në Instagram – ia vranë ëndrrën, ose të zgjedhë një jetë të re për të mos u dorëzuar para shantazheve, shthurjes së trafikimit, pa dallime që vërshojnë nga Seria C tek Amatorët ne Itali…

Sistemi që ai denoncoi ka një klishe të njohur, e cila është shfaqur edhe në sektorë të tjerë të jetës publike: do një punë? Paguaj dhe do te jepet. Në botën e futbollit, në nivelet më të ulëta të piramidës, ndodh edhe kjo.

Kjo është arsyeja pse ish-lojtari me origjinë napolitane, tashmë 26 vjeç, tha se gjetja e një skuadre në ligat e vogla mund të jetë shumë e lehtë dhe shumë e vështirë në të njëjtën kohë. “Vështirë për dikë si unë, sipas rregullave, konsiderohet i moshuar në moshën 23 vjeç.

Por nëse je 18, 20 vjeç kostoja është zero dhe me njëfarë prezence klubi mund të mbledhë të ardhura. Lehtë për ata që kanë njohje të rëndësishme. Mund të ‘blejë’ një kontratë duke i dhënë 15 mijë euro drejtorit në detyrë, i cili nga ana e tij të bën kontratën me kompaninë, ose t’i sjellë para kompanisë nëpërmjet sponsorëve”.

Karriera e Petricciuolo-s ndaloi në më të bukurën: luajti te Primavera e Romës dhe Barit, preku bluzën e Kombëtares me thirrjen në ekipin U-17, debutoi në Serie B me fanellën e Avellino-s dhe u end mes klubeve si Juve Stabia, Casertana dhe më tej për të zbritur në botën e pakufishme të amatorëve rajonalë derisa në vitin 2018 ai mori vendimin e duhur për veten e tij: vari këpucët dhe gjeti një punë të vërtetë.

Bëri valixhet dhe u transferua në Milano, aty gjeti një mundësi dhe u hodh ashtu siç do të kishte bërë per një top për t’i rrëmbyer kundërshtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat