​Chiellini planifikon të pensionohet nëse Italia dështon të kualifikohet në Kupën e Botës 2022

Futboll

​Chiellini planifikon të pensionohet nëse Italia dështon të kualifikohet në Kupën e Botës 2022

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:50
Girgio Chiellini

Girgio Chiellini mund të largohet nga futbolli aktiv nëse Kombëtarja e Italisë nuk arrin që të kualifikohet për në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.

Kontrata e Chiellinit skadon në vitin 2023, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, kapiteni i Italisë dhe Juventusit mund të tërhiqet nëse “Azzurrët” dështojnë të kualifikohen në Kupën e Botës.

Chiellini nënshkroi zgjatjen e kontratës dyvjeçare me “Bianconerët” pas kampionatit evropian, duke shpresuar të luajë në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Megjithatë, Italia e ndërlikoi situatën e saj duke dështuar të fitojë grupin e saj kualifikues, kështu që ata do të duhet të sigurojnë një vend në Kupën e Botës përmes ndeshjeve të play-off-it.

Skuadra e Roberto Mancinit do të përballet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale dhe mund të takohet me Turqinë ose Portugalinë në finale.

Sipas “GDS”, rezultati i play-off-it mund të ketë ndikim në të ardhmen e Chiellinit. Veterani do të vendos nëse do të luajë apo jo edhe një sezon në verën e ardhshme. Raportohet se kjo do të varet shumë nga play-off-i në mars.

37-vjeçari ka luajtur 546 ndeshje me “Bianconerët” dhe ka 114 paraqitje me Italinë. Ai ishte kapiten i “Azzurrëve” verën e kaluar në Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat