Duel Barcelona - Atletico për mbrojtësin e Chelseat

Futboll

Duel Barcelona - Atletico për mbrojtësin e Chelseat

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 12:55
Duel Barcelona - Atletico për mbrojtësin e Chelseat

Do të ketë një duel spanjoll Barcelona – Atletico Madridit për shërbimet e mbrojtësit të Chelsea-t, César Azpilicueta.

“The Guardian” kujton se bardhekuqtë interesohen për spanjollin për të zëvendësuar Kieran Trippier, i cili synon të të kthehet në Premier League.

Për mbrojtësin e krahut u interesua gjatë verës edhe Manchester United, por ende nuk ka ndonjë sinjalizim se drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë interes për 32-vjeçarin.

Nëse Chelsea nuk nxiton t’i rinovojë kontratën apo të shesë në janar, do të humbasë me parametër zero në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat