Vodhi orën unike të Maradonës, arrestohet në Indi

Futboll

Vodhi orën unike të Maradonës, arrestohet në Indi

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 12:05
Vodhi orën unike të Maradonës, arrestohet në Indi

Quhet Wazid Hussain, është 37 vjeç dhe është arrestuar nga policia indiane sepse është i dyshuar për vjedhjen e një sendi me vlerë që ka qenë në pronësi të Maradona-s, një orë Hublot të personalizuar me vlerë 26.500 dollarë.

Njeriu që ka përfunduar në pranga punonte nga 2016-ta si roje sigurie në një kompani me bazë në Dubai ku ruheshin sendet me vlerë të legjendës argjentinase.

Ora e prodhuar vetëm për Diego-n ka një fotografi të ish-numrit 10 në pjesën e pasme dhe mban firmën e tij me fanellën historike me numër 10.

Kryeministri i Assam, vendi ku është arrestuar i dyshuari, ka pohuar se policia ka ndalur të dyshuarin pasi ka marrë një informacion nga homologët e Dubait.

Policia ka thënë se njeriu i ndalur ka mohuar akuzat duke thënë se është kthyer në Assam që në gusht për t’u kujdesur për babanë e tij të sëmurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat