Italia e çon larg sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut

Futboll

Italia e çon larg sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:14
Italia e çon larg sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut

Italia zgjedh Siçilinë dhe më konkretisht stadiumin Renzo Barbera të Palermos për të zhvilluar sfidën e raundit të parë play-off ndaj Maqedonisë së Veriut në eliminatoret e Botërorit Katar 2022.

Në listë për të luajtur këtë përballje kaq të rëndësishme ishte edhe stadiumi Renzo Dall’Ara i Bolognas por në fund Federata Italiane e Futbollit vendosi të zgjidhte Palermon dhe Renzo Barberan.

Nëse për Italinë sfida ndaj Maqedonisë së Veriut është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht për të kaluar në fazën finale të fazës play-off për maqedonasit është një sfidë historike pasi marrin pjesë për herë të parë në fazën play-off të një Botërori.

Një sfidë që pritet me padurim nga dashamirët e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat