Raiola: Faji i Mihajlloviqit që më ngeli ajo nofkë!

Futboll

Raiola: Faji i Mihajlloviqit që më ngeli ajo nofkë!

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:30
Raiola: Faji i Mihajlloviqit që më ngeli ajo nofkë!

Zoti Raiola, a mund t’u tregoni lexuesve tanë se si të bëjnë picën perfekte? Gjatë intervistës së gjatë për ‘Sport 1’, kjo pyetje i është bërë agjentit Mino Raiola. Një pyetje që e lejoi Raiolën të kthehej te pseudonimi i tij dhe të zbulonte se nga vjen.

“Këtu është historia e kuzhinierit të picës (qesh) ose ndryshe picaiol, të gjithë thonë se jam kuzhinier picash. E dini çfarë? Unë nuk kam bërë asnjë picë në jetën time. Nuk di as si ta bëj. Por unë solla shumë pica për mysafirët e restorantit të prindërve të mi. Restoranti i prindërve të mi ishte shkolla e jetës sime.”

A ju shqetëson imazhi qe keni si picaiol?
“Aspak, por a e dini vërtet se si erdhi ky pseudonim? Kam pasur një debat të madh me Sinisha Mihajlloviq, i cili ka luajtur për Interin dhe Ibra ishte te Milani. Pas një derbi, Mihajlloviq tha marrëzi për Zlatanin dhe nëse dikush sulmon lojtaret e mi më sulmon mua.

Kështu filluam të grindemi dhe Mihajlloviq në një moment tha: “Çfarë do kuzhinieri i picave?” Gjithçka filloi kështu …".

Raiola më pas foli gjerësisht për familjen e tij: “Unë kam lindur në Salerno dhe kur isha një vjeç prindërit e mi emigruan në Holandë, familja e nënës sime ishte tashmë në Haarlem. Ata gjithmonë kanë punuar shumë, babai im është një mekanik i kualifikuar dhe sapo mblodhen paratë e para hapën një restorant italian. Në atë kohë holandezët nuk dinin pica dhe spageti, ishte një sukses.

Më vonë shtuan një kafe, një hotel te madh dhe disa restorante. Ne kishim shtatë dyqane. I gjithë sheshi i tregut të Haarlem ishte në duart tona. Babai im punonte nga mëngjesi në mbrëmje dhe nuk mund të qëndronte me mua. Kështu që vendosa të isha me të. E ndihmova të lante enët, të rregullonte, pastronte dhe shërbente”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat