Formacionet zyrtare: Atalanta – Villarreal

Futboll

Formacionet zyrtare: Atalanta – Villarreal

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:22
Formacionet zyrtare: Atalanta – Villarreal

Në Gewiss Stadium zhvillohet ndeshja e drejtpërdrejtë për një vend në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve ndërmjet Atalantas dhe Villarrealit, e cila u shty për sot (e enjte) shkak të motit të keq.

Skuadra italiane ka gjashtë pikë në vendin e tretë në Grupin F dhe duhet doemos ta fitojë ndeshjen për të vazhduar tutje.

Ndërkaq, Nëndetësja e Verdhë është në pozitën e dytë me shtatë pikë dhe pos fitores, mund të kualifikohet edhe me barazim.

Trajnerët Gian Piero Gasperini dhe Unai Emery do t’i vënë përballë taktikat e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Atalantas: Musso; Toloi, Demiral, Palomino; Hateboer, Freuler, De Roon, Maehle; Pessina; Ilicic, Zapata.

Formacioni startues i Villarrealit: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupinan; Alberto Moreno, Capoue, Parejo, Moi Gomez; Danjuma, Gerard Moreno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat