Covid i shkakton probleme në mushkëri

Futboll

Covid i shkakton probleme në mushkëri

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:18
Covid i shkakton probleme në mushkëri

Klubi i Bayern Munich ka bërë të ditur se Joshua Kimich nuk do të mund të jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Julian Nagelsmann për tre ndeshjet e fundit të këtij viti. Kjo për shkak se gjermani multifunksional në fushë, ishte infektuar me COVID.

Megjithatë, edhe pse periudhën e karantinës e përfundoi në ditën e djeshme, mjekët nuk i kanë dhënë konfirmimin për të vazhduar me ngarkesën e stërvitjes.

Së fundmi, është bërë e ditur se COVID i ka lënë pasoja 26-vjeçarit pasi i ka prekur mushkëritë dhe për të rikuperuar plotësisht ai nuk duhet të marrë ngarkesa fizike. Sakaq, edhe Kimich nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale tregon se do t’i duhet të tregohet i duruar me pjesën e shëndetit.

“Po ia dal mirë dhe ditën e djeshme përfundova periudhën e karantinës, mezi po pres të rikthehem pranë skuadrës dhe të rifilloj sërish stërvitjen.

Megjithatë, duhet të tregohem i duruar sepse nuk më lejohet të marr një ngarkesë të lartë fizike, si pasojë e e prekjes së mushkërive nga COVID. Ndaj, tre ndeshjet e fundit do t’i ndjek nga divani dhe më pas do të rikthehem në aksion në muajin janar”, thekson Kimich, i cili në fakt është nga ata futbollistë që ende nuk është vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat