Një panoramë e keqe! Futbollisti shqiptar i mbuluar nga balta.
Është lojtari i talentuar i klubit të futbollit Besa nga Dobërdoli i Maqedonisë së Veriut.
Ai, dje në ndeshjen në Dobërdol kundër Vardarit të Shkupit, luftoi si luan në fushë por i mbuluar nga balta.
Merret vesh se është lojtari Xhemo Esati, një kapiten shembull, se si luftohet edhe në fushën me baltë.
Derisa lojtarët e moshës së tij luajnë në fusha moderne, Xhemo Esati me shokë lufton nëpër baltë.
Treguesi më i miri është fanella e tij e mbuluar nga balta.
Drejtuesit e këtij klubit duhet të investojnë në fushën e futbollit, të paktën të shmanget kjo baltë.
Besa garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, grupi i Perëndimit.